19 medalje per Kosoven...

08/04/2010 19:13

 

Në mbrëmjen e kaluar në Las Vegas të Nevadës (SHBA) përfunduan dy aktivitete mjaft prestigjioze të karatesë, në të cilat karateistët kosovarë arritën rezultate të mira. 

Ata fituan 19 medalje, prej tyre 8 të arta, 3 të argjendta dhe 8 të bronzta. Karateistët e Ipponit të Prishtinës morën pjesë për herë të parë në aktivitetin më prestigjioz që momentalisht organizohet në Las Vegas të SHBA-së. Ky është turneu "Usa Open", në të cilin morën pjesë mbi 2000 garues nga mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shumë shtete tjera të botës, raporton RTK. Ata arritën që nga ky aktivitet të kthehen me katër medalje të fituara në luftëra. Olt Aliu (12-vjeç) dhe Kaltrina Krasniqi (seniore) i fituan medaljet e arta, ndërsa Avin Karaçi të argjendtën dhe Orges Arifi (14 vjeç) medaljen e bronzte. Ndërsa në turneun "Ozawa Cup 2010 " karateistët tanë i arritën këto rezultate:
Alvin Karaçi (17 vjeç, garues i Ipponit), dy medalje të arta, një në garat sipas rregullave të WKF (Federatës Botërore të Karatesë) dhe një të artë në Shobu ippon. Florentina Gashi, (seniore, garuese e Ipponit) e artë në shobu ippon dhe e argjendtë në WKF. Herolind Nishevci (senior, garues i Ipponit) , i artë në WKF dhe i bronztë në shobu ippon. Gentiana Karpuzi (seniore, garuese e FAN-it ) e artë në shobu ippon dhe e argjendtë në WKF. Kaltrina Krasniqi (seniore, garuese e Ipponit) e bronztë në WKF.
Gresa Hyseni (garuese e FAN-it) e bronztë në shobu ippon.  Enes Zullufi (garues i FAN-it) fitues në disiplinën e katave. Orges Arifi ( garues i Ipponit, 14 vjeç), fitues i medaljes së bronztë në shobu ippon.  Gjitashtu garuesit kosovarë arritën t’i fitojnë edhe tri medalje në garat ekipore. Karateistet FAN-it fituan medaljen e artë në kategorinë e senioreve, ato të Ipponit medaljen e argjendtë, ndërsa Olt Aliu, Orges Arifi dhe Enes Zullufi fituan medaljen e argjendtë në garat ekipore në luftëra.