Dy finalistet e Kupes se Republikes ne basketboll gjobiten..

09/04/2010 02:18

Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada, përveç që ka dënuar KB Trepçën me të holla nuk e ka kursyer edhe Sigal Prishtinën.

Dënimet vijnë për shkak se adhuruesit e të dyja skuadrave bënë fyerje raciste në palestër ndaj basketbollistëve qoftë të njërës palë dhe të skuadrës tjetër.

Sigal Prishtina dënohet me 200 euro, ndërsa KB Trepça me 800 euro si organizatore e kupës. Po ashtu janë dënuar edhe aktorët e sjelljeve jo sportive, si drejtori sportiv i KB Trepça, Naim Hajrizi me 150 euro, pastaj basketbollistët e Trepçës Jure Llozanqiq e Fikret Hanxhiq me nga 150 euro.