FBK denon Trecen

08/04/2010 19:11

 Klubi i Basketbollit “Trepça” nga Mitrovica, është dënuar me gjashtë ndeshje mos lojë në palestrën e saj si dhe një ndeshje më pas pa praninë e shikuesve. Ky vendim është marrë sot nga komisari i Garave i FBK-së, pas ngjarjeve të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll për meshkuj, ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Në vendimin e sotëm nga komisari i Garave thuhet:“Dënimi shqiptohet në bazë të raportit të vëzhguesit, prezencës së zyrtarëve të lartë të FBK-së dhe Institucioneve Shtetërore, në lidhje me ngjarjet e ndodhura para, gjatë dhe pas ndeshjes nga ana e shikuesve (sjelljet e tyre vandaliste me hedhje të gjësendeve të llojllojshme dhe të rrezikshme për akterë dhe të pranishmit, hyrje në fushë nga ana e tyre dhe thyerje të Kupës së Shtetit), për pasiguri për zhvillimin e mëtutjeshëm të ndeshjeve të mbetura në palestrën “Minatori”.