Ferguson:Ishim me te mire...

08/04/2010 19:10

  Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se ekipi i tij ishte më i mirë se Bayern Munichu gjatë dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

 

Ferguson ka mbetur i zhgënjyer pas eliminimit nga gara dhe pas kualifikimit të Bayernit.

“Nuk mendoj se ekipi më i mirë e fitoi ndeshjen, mendoj se ne luajtëm më mirë sonte. Nuk mendoj se diçka ka munguar në garën tonë dhe nuk mendoj se ne ishim të lodhur sonte”.

“Ata kishin një lojtar më shumë, ata e kishin topin. Ne u mbrojtëm mirë dhe ishte një gol i jashtëzakonshëm që i dha fund ndeshjes. Ishte një goditje mahnitëse nga Arjen Robben. Mendoj se ia kemi dalë mirë. Paraqitja jonë sonte ishte e shkëlqyeshme. Ishim pafat sonte, shumë, shumë të pafat”, ka thënë Fergon pas ndeshjes.