Perfundon takimi Sigal Prishtina - Peja 79-60

13/04/2010 11:49

 Takimi i ndërprerë mbrëmë, gjysmë final të Kampionatit shtesë të Technomarket super Ligës së Kosovës në basketboll, për shkak se pikonte çatia në Qendrën e rinisë dhe të sportit në Prishtinë, është zhvillua sonte po në këtë palestër ndërmjet  Sigal Prishtinës dhe Pejës dhe ka përfundua me fitore e kampionit në fuqi dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Sigal Prishtinës me rezultat 79:60. Takimi vazhdoi aty ku mbeti në çerekun e tretë kur rezultati ishte 51:39. Pejanët patën një periudhë të mirë të lojës duke ngushtura rezultatin në vetëm 4 pikë 56:52. Mirëpo, prishtinasit në çerekun e katërt I konsoliduan radhët dhe nga minuta në minutë filluan të shtojnë epërsinë dhe në fund ndeshja përfundoi në të mirë të Sigal Prishtinës me plotë 19 pikë epërsi 79:60. Në radhët e skuadrës ngadhnjimtare më të dalluarit dhe më të disponuarit për lojë ishin Gaston Esengue me 24 dhe Aleks Karkamo me 18 pikë. Në radhët e Pejës edhe kësaj radhe u dalluan Pushiq me 15 dhe V.Grapci me 17 pikë.Ndeshja e dytë çerekfinale ndërjmet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të enjten, më 15 prill në Pejë.