10 transferet me te perfolura ne Bundeslige..

 Bundesliga ka hyrë në garën përfundimtare. Por në prapaskenë të saj tashmë janë duke u përfolur ndrrime të medha të futbollistëve nepër skuadra.

Kë do ta sjell psh. Wolfsburgu nëse kjo skuadër e lëshon sulmuesin e saj shumë të kërkuar, Edin Xheko?

Sipas një burimi informativ nga Italia, kampioni aktual gjerman, skuadra, Wolfsburg, ka në shënjestër që si zavendësues të boshnjakut, Edin Xheko në skuadër ta sjell brazilianin, Adriano.

 

Në vazhdim të gjitha transferet e mundëshme dhe të përfolura në bundesligë:

  1. Ylli i skuadrës franceze Lyon, Sidney Govou dëshiron që në verë ta lëshoj skuadren Olimpique. Sipas gazetes “L’Equipe” skuadra shumë e interesuar për ta transferuar ate është Bayer Leverkuzen.
  2. A do të kthehet Adriano në Evropë ? Mediat italiane raportojnë se Wolfsburg dëshiron ta angazhoj ish futbollistin e Interit, si zavendesim për Edin Xhekon.
  3. Gjithçka duket në ndarje në mes të portierit Timo Hildebrand dhe skuadrës Hoffenheim.Sipas shumë gazetave në Gjermani, ai do të kthehet në ish skuadren e tij, VfB Stuttgart.
  4. Siç raporton Votebal International, Werderi i Bremenit është i interesuar për ta transferuar mbrojtësin kombëtar holandez, Ron Vlaar.
  5. Futbollisti i Schalkes, Benedikt Howedes gjithnjë e më afër është me skuadrën angleze, Manchester City.
  6. Futbollisti holandez i Hamburgut , Eljero Elia duket të jetë në listën e të dëshiruarve të Liverpoolit.Kështu raporton portali ndërkombëtar, “Caught Offside”.
  7. Gazetat angleze raportojnë se Manchester City është seriozisht i interesuar për transferimin e mesfushorit të Werderit, Mesut Ozil.
  8. Sipas Expressit gjerman, skuadra Bayer Leverkuzen ka shprehur interesimin për futbollistin e FreiburgutOmer Toprak.
  9. Siç njofton gazeta “BZ”, Bayer Leverkuzen është i interesuar për ta transferuar futbollistin e Hertha-s,Patrick Ebert, që do të ishte zavendësim i Toni Kross që në verë duhet të kthehet në Bayern Munih.
  10. Sipas “Daily Mail”, skuadra angleze Blackburn, është e interesuar për sulmuesin e Stuttgartit, Cacao. Për reprezentuesin gjerman me prejardhje braziliane është e interesuar edhe Hoffenheimi.

 

Në mesin e këtyre 10 transfereve më të përfolura të bundesligës nuk është futbollisti kosovar, Albert Bunjaku, për të cilin me herët është shprehur interesim i skuadrave Borussia Dortmund dhe sidomos Stuttgartit. Por vet futbollisti, Albert Bunjaku ditë më parë kishte deklaruar se nëse Nurnbergu arrin ta ruaj statusin e bundesligistit 1, atëherë ai nuk do ta ndrroj mjedisin, përkundër ofertave të mundëshme.