Abazi:Jemi demtuar ne ndeshjen kunder Flamurtarit..

Abazi:Jemi demtuar ne ndeshjen kunder Flamurtarit..

 Drejtuesit e klubit të futbollit Ferizaj janë shumë të hidhëruar dhe të pezmatuar në gjyqtarin Hajriz Hajdarin. Sipas zyrtarëve të KF Ferizajt, Hajdari nuk ka gjykuar katër penallti në ndeshjen me Flamurtarin në favor të Ferizajt.

Kryetrajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, tha se pasi kanë shikuar edhe incizimin e ndeshjes kanë parë se sa shumë janë dëmtuar.

“Në incizim shihet fare mirë penalltia që nuk është akorduar në minutën e 34-të dhe atë të 90-të për ne. Po ashtu edhe në dy raste të tjera nuk është gjykuar penallti. Nuk e di pse nuk ka gjykuar gjyqtari penallti. Nuk është punë e imja të vlerësojë ndarjen e drejtësisë që ka bërë ai, janë organet kompetente që duhet të merren me të”, tha Abazi.

Ai shtoi: “Pritet të bëjmë ankesë në organet kompetente të FFK-së për këto padrejtësi sepse shihet hapur se jemi të dëmtuar shumë rëndë”.

Skuadra e Ferizajt është në vendin e nëntë me 31 pikë dhe gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme përkatësisht vendit të dhjetë, të cilin e mban Vëllaznimi dhe i 11-ti Kosova e Vushtrrisë, që të dyja kanë nga 25 pikë të tubuara.

“Ferizaj ka pasur tri ndeshje jashtë fushës së vet dhe kështu që kemi rënë në pozitë paksa të pavolitshme. Ferizaj më një fitore do të shmangen sadopak nga zona e rrezikshme. Të dielën kemi sfidë shumë të vështirë me Prishtinën, por këtë ndeshjet duhet të fitojmë gjithsesi se përndryshe do të futem në zonë të rrezikshme. Nuk e duam fitoren me çdo kusht ndaj Prishtinës, vetëm me lojë të mirë dhe korrekte. Prapë mund të them se në vazhdim të kampionatit kemi një orar të volitshëm sepse të gjitha skuadrat që janë për fundi nesh, si Kosova, Gjilani e Vëllaznimi na vijnë në Ferizaj”, ka thënë Abazi.