Chicago Bulls i afrohet play-offit

Chicago Bulls i afrohet play-offit

 Chicago Bulls janë një ndeshje para Toronto në garën për pozitën e tetë të Konferencës Lindore dhe të fundit që dërgon në play-off, pasi dolën fitues me rezultat 104-88 ndaj Raptors.

Derrick Rose shënoi 26 pikë, derisa Joakim Noah shënoi 19 për Bulls, që shënuan fitoren e 39-të të sezonit (41 humbje).

Andrea Bargnani dhe Sonny Weems shënuan nga 18 pikë për Raptors, por që u mposhtën për të pestën ndeshje radhazi dhe të 42-tën e sezonit (38 fitore).