Hysi zbeh gjasat per titull...

Hysi zbeh gjasat per titull...

 Skuadra e Hysit nuk është duke e gjetur veten në edicionin pranveror të Raiffaisen Superligës së Kosovës në futboll. Futbollistët llapjanë të dielën kanë shënuar humbjen e radhës në stadiumin e vet në Merdar kundër Kosovës së Vushtrrisë me rezultat 2:1.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 52, me golin e Armend Zabërgjës, ndërsa vendasit e humbin rastin e parë për barazim në 68, kur nga penaltia u tregua i pasaktë Fisnik Papuqi. 
Llapjanët u ndëshkuan në minutën 82 me golin e dytë të vushtrriasve, të cilin e shënoi sërish një futbollist mysafir me mbiemrin Zabërgja, por kësaj radhe ai ishte Enis Zabërgja.