Mourinho duke pregaditur planin per bllokimin e Messi-t

Mourinho duke pregaditur planin per bllokimin e Messi-t

 

 Jose Mourinho ka filluar të mendojë për sfidën ndaj Barcelonës, duke marrë menjëherë një laps, një letër dhe një DVD të Lionel Messit për të dizajnuar strategjinë e ndaljes së asit të Barcelonës.

Il Corriere dello Sport njofton se strategu i Interit ka filluar të planifikojë mënyra të ndryshme për të ndalur sulmuesin argjentinas kur klubet të takohen në gjysmëfinalen e parë më 20 prill në San Siro.

Krahas shikimit të DVD-ve të Messit me stafin e tij, Mourinho ka dërguar anëtarë të stafit për ta shikuar Messin në aksion ndaj Real Madridit në ‘el Classico’ të shtunën. Stafi i deleguar nga Mourinho do ta shikojë dhe ndeshjen e mesjavës që Barcelona e zhvillon kundër Deportivo La Corunas.

Më pas, Mourinho do të udhëtojë personalisht për të shikuar derbin ndaj Espanyolit më 17 prill, vetëm tri ditë para se të zhvillohet gjysmëfinalja e parë.

Ai gjithashtu pritet të bëjë një plan mjaft përmbajtjesor që do t’ua shpjegojë mbrojtësve dhe mesfushorëve të tij. Walter Samuel, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti do t’i nënshtrohen mësimeve shtesë se si ta ndalin bashkëkombësin e tyre.