Murinjo:Interi skuader tjetër..

Murinjo:Interi skuader tjetër..

 

 Trajneri i Interit, Jose Murinho është tejet i lumtur për kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Ky është një ndërrim i traditës së Interit në këtë garë.

Skuadra tash është plotë vetëbesim dhe besoj se mund ta fitojmë këtë trofe.

Edhe në aspektin mental skuadra është krejt ndryshe për dallim nga edicionet e kaluara dhe për këtë arsye edhe paraqitjet tona janë shumë më të mira. Ky është një vit i shkëlqyeshëm për ne, ngase edhe më tutje jemi në garë për tre trofe”, ka theksuar Murinjo. Portugezi është trajneri i parë në histori, i cili arriti të marrë pjesë në gjysmëfinale të kësaj gare me tri klube të ndryshme: me Porton e fitoi këtë garë, kurse me Çelsin arriti deri në gjysmëfinale.

“Për mua kjo është gjysmëfinalja e katërt. Një herë e kam fituar këtë trofe, një herë kam humbur në penallti, kurse një herë jam mposhtur me golin që nuk ka ekzistuar. Do të shohim se çfarë do të ndodh kësaj here. Tash para nesh janë dy ëndrra – finalja dhe fitimi i trofeut. Ende që të dyja kanë mundësi të bëhen realitet”, ka nënvizuar Murinjo.