Nuk mbet kush pa u perfshi...

Nuk mbet kush pa u perfshi...

 Në 75 thirrjet e dëgjuara nga trupi gjyqësor, janë përfshirë zyrtarë të 11 klubeve të cilat janë: Bologna, Cagliari, Fiorentina, Inter, Juventus, Lazio, Milan, Palermo, Reggina, Roma dhe Udinese.

Juventusi, Lazio, Milani, Fiorentina dhe Reggina tashmë janë dënuar në vitin 2006 nga po e njëjta gjykatë.

Nga ana tjetër është zbuluar në seancën gjyqësore të të martës se Paolo Bergamo kishte shkuar në zyrat e Interit për të marrë shpërblimin e merituar pas manipulimeve të fundit, pohime të cilat Bergamo i mohon.

“Nuk më kujtohet nëse kam shkuar në zyrat e Interit për të marrë ndonjë shpërblim. Por, më kujtohet, ishte kohë e krishtlindjeve dhe pranimi i dhuratave ishte i zakonshëm”.

“Ai ishte viti im i fundit si planifikues i gjyqtarëve dhe unë kam darkuar me disa miq të vjetër duke përfshirë Moggin dhe Antonio Giraudon. Moratti kurrë nuk erdhi, por ai më ftoi për të shkuar në Forte de Marmi”, tha Bergamo

Seanca e ardhshme dëgjimore e gjyqit të Calciopolit vazhdon të martën, kurse për më të rejat nga ky proces do t’u njoftojmë në ditët në vijim.