Guardiola: Interi skuadër e fortë...

Pak minuta pas sigurimit të gjysmëfinales me skuadrën e tij, trajneri i katalanasve të Barcelonës nis të mendojë për sfidën me italianët e Interit.
Për mikrofonat e “Sky”, Pep Guardiola u shpreh se sfida me Interin është një sfidë mjaft e vështirë dhe që do donte ta evitonte.
“Tani do të kemi përballjen e dyfishtë me Interin çka do të jetë një mision mjaft i vështirë, sepse pikërisht Interi ishte skuadra që unë do doja të evitoja”, tha Guardiola.
Katalanasit siguruan gjysmëfinalen mbrëmjen e së martës pas fitores 4-1 ndaj Arsenalit në “Camp Nou”.