Reina,besnik i Liverpool

Reina,besnik i Liverpool

 

 Portieri Pepe Reina është i vendosur dhe i qëndron besnik klubit më të fortë, Liverpoolit. Ai ka nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me klubin e Liverpoolit.

Reina do të mbetet pjesë e këtij klubit të njohur deri në vitin 2016.

“Pse jam besnik ndaj Liverpoolit? Pasi jam i lumtur këtu dhe klubi është i lumtur me mua. Nuk shoh arsye për t’u larguar. Vërtet nuk e di si ta shpjegoj, por është fjala për ndjenjë. Ndjehem i dashur që nga fillimi i karrierës në Liverpool. Nuk është që gjithmonë të jesh në klub më konkurrues ose në klubin më të madh në botë, është e rëndësishme të jesh në klubin e duhur”, tha Reina.