Prishtina rrite apetitet..

Prishtina rrite apetitet..

 Edhe një pikë e importuar nga Ferizaj nuk është keq për kampionin në fuqi, Prishtinën, e cila ka mundur më pak fat sportiv të kthehet me pikë të plota.

Prishtina vazhdon me lojëra të mira dhe mëton të shkojë sa më lartë në tabelë. Kryetrajneri Ramiz Krasniqi, shprehet i rezervuar sa i përket luftës për titullin e kampionit, por parësore për të është të luftojnë për ngritje të cilësisë së lojës.

“Vazhdimisht kam deklaruar se Prishtina qëllim e ka ngritjen e cilësisë së lojës dhe jo më këmbëngulje të kërkojë titullin. Kërkojë angazhim dhe disiplinë në lojë nga futbollistët. Synimi jonë natyrisht është të gjendemi sa më lartë në tabelë sepse pozita e shtatë nuk është e dëshirueshme për ne. Besoj se me lojëra të mira që jemi duke vazhduar gradualisht do të ngjitem në kreun e tabelës, aty ku e ka vendin klubi jonë. ”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, nuk varen krejt nga loja që do të dëshmojë Prishtina, por mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si fushat e futbollit sa janë të përshtatshme për lojë, por edhe ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët. Megjithatë, Krasniqi është optimist se Prishtina me hapa të sigurt do të shkojë drejt kreut të tabelës. Kryetrajnerit prishtinas tha se sistemi i ri garave është paksa specifik.

“Është interesant se çdo ndeshje gati është si kualifikuese sepse ndryshon edhe renditja në tabelë. Megjithatë, sistemi është paksa specifik, pasi që sërish duhet të udhëtojmë që të zhvillojmë ndeshje në Gjakovë e Merdare. Prandaj, ky sistem për mendim tim paksa është specifik”, tha Krasniqi.

Prishtina mori një pikë në Ferizaj, por sikur të ishim me syçelë kanë mundur të kthehen edhe me fitore.

“Ferizajn e falënderoj për mikpritje të shkëlqyeshme dhe për lojë korrekte. Fusha nuk ka qenë e përshtatshme për lojë dhe disa herë ka qenë vështirë të kontrollohet topi. Futbollistët e mi ishin bindshëm më të mirë, por në një çast Ferizaj e shfrytëzoi dekoncentrimin tonë dhe shënoi golin e barazimit”, tha Krasniqi.

Prishtina renditet në vendin e shtatë me 37 pikë dhe është shtatë pikë më pak se kryesuesi, Trepça. Prej ardhjes së Krasniqit si kryetrajner, Prishtina ka përmirësuar dukshëm lojën dhe rezultatet dhe është futur edhe në valle për titullin e kampionit. Në javën e ardhshme Prishtina do të luajë si mysafirë në Skenderaj kundër Drenicës.