Të shfrytëzojmë rastin..

Të shfrytëzojmë rastin..

 Njëri prej futbollistëve më përvojë, Milaim Humolli, tha se Flamurtari i Prishtinës është në rrugë të mirë për titull. Ai beson se me Flamurtarin do të bëjnë lojëra edhe më të mira në vazhdim të kampionatit.

“Thënë të drejtën nuk e kemi pritur se do të jemi kaq lartë në tabelë, por ndodhi falë lojërat e mira dhe puna që bëhet në Flamurtar. Vendi i dytë me 39 pikë vërtet është një sukses i madh dhe jemi dy pikë pas kryesuesit, Trepçës. Flamurtari ka një skuadër me disa futbollistë të rinj dhe më përvojë, që po dëshmojnë formë të mirë. Na u është dhënë rasti të luftojmë për titull, atëherë pse edhe mos të shfrytëzojmë këtë mundësi. Nëse arrijmë në Prizren të fitojmë pikë, atëherë çdo gjë është e hapur dhe e mundshme për titull. Mirëpo, nga vendi i gjashtë e deri të i pari diferenca me pikë është shumë e vogël dhe mund të ndodh që të ketë ndryshime të mëdha tabela në vazhdim të kampionatit. Unë së bashku me bashkëlojtarë do të japim maksimumin dhe do të kërkojmë deri në fund ta ndjekim rrugën për titull”, tha Humolli