Trepca '89 nje hap larg Superliges..

Trepca '89 nje hap larg Superliges..

 Në krye ndeshjen e javës së 24-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll që u zhvillua në Fushë Kosovë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Trepçës 89, fitues doli ekipi udhëtues 1:0 me golin e vetëm që e shënoi Emin  Ragipoviq në minutën e 40-të. Me këtë fitore, Trepça 89 ka përforcuar pozitën e parë në renditje me 54 pikë, kurse Fushë Kosova, pothuaj i ka humbur gjasat për vendin e parë dhe të dytë, por ka gjasë që të plasohet në pozitën e tretë. Në takimin tjetër të zhvilluar në Gjakovë ndërmjet Gjakovës dhe Ballkanit, takimi është mbyllur 2:1 në të mirë të Ballkanit  . Me këtë fitore edhe Ballkani është përforcua në pozitën e dytë me 51 pikë, pesë pikë më shumë se Besiana që gjendet në pozitën e tretë. Në këtë javë veçojmë edhe fitoren e 2 Korrikut të Prishtinës i cili si udhëtues ka mundur Istogun 2:1.

Fushë Kosova – Trepça 89’ 0:1

FUSHË KOSOVË: Stadiumi, “Ekrem Graiqevci”. SHIKUES: Rreth 500. GJYQTAR: Albert Krasniqi, Valon Kerqeli, Lon Gegaj. SHËNUES: Emin Ragipoviq (40’). KARTON TË VERDHË: Salihu, Gerbeshi, Shala, Miftari, Duraku, Peci. KARTON TË KUQ: Misini.

FUSHË KOSOVA: Kolshi, Gërgjaliu, Salihu (Zeqiri), Gerbeshi, Beqiri, F. Krasniqi (I. Krasniqi), Breznica, Shala, A. Krasniqi, Haxha (Pllana), Mazrekaj.

TREPÇA 89’: Beqiri, Ademi, Misini, Miftari, Berisha, Idrizi, Rebronja, Duraku (Shemsoviq), Ambe, Ragipoviq (Peci), Cakovciq (Aliu).