K.F Ballkani synon Superligën..

K.F Ballkani synon Superligën..

Skuadra e qytetit te Therandes,K.F Ballkani e cila bënë gara ne Ligen e Pare te Kosoves synim kryesor kete vit ka rikthimin ne Superligen e Kosoves.Momentalisht skuadra therandase gjendet ne vendin e dyte me vetem 3 pike me pake se Trepca '89 e cila kryeson.

Gjatë sezonit vjeshtor K.F Ballkani printe ne Ligen e Pare me 2 pike me shume se  vendi i dyte,mirepo qe me ndeshjen e pare qe u zhvillua ne Mitrovice,ku humbi me rezultat 1 me 0,ajo humbi edhe kryesimin.

Gjate afatit kalimtar skuadra e udhehequr nga Adil Vokrri u perforcua me 5 lojtare te rinje,emrat e te cileve jane:Denis Isaja (K.F Liria),Krenar Kosumi ( K.F Kek),Emir Rama ( K.F Kosova e Vushtrris),Agron Istrefi (K.F Ferizaj) dhe Mirsad Idrizi (K.F Prishtina) ndersa u largua mesfushori prishtinas Muhamet Dragusha.

"Kemi nje skuader mjaft te forte dhe cilesore,synim i joni kryesor eshte rikthimi aty ku e kemi vendin,ne Superlige.Lojtaret jane duke punuar shume dhe gjere ne fund jam i bindur se do te ia dalim se bashku.Udheheqesit e klubit si dhe e tere qyteti i Therandes e meritojne te shofin skuadren e tyre duke luajtur ne Superlige." u shpreh Adil Vokrri,kryetrainer i K.F Ballkani.

Ne Superlige hynje ne menyre direkte dy skuadrat e para,ndersa skuadra e 3 luan ndeshje barazhi me skuadren e cila gjendet ne vendin e 10 ne Superligen e Kosoves,pasi superliga perbehet nga 12 skuadra.