Sokoli:Kek-u nuk ka gjasa per titull...

Sokoli:Kek-u nuk ka gjasa per titull...

 Skuadra e futbollit KEK-u nga Kastriotit me “hapa të breshkës” është afruar për katër pikë afër kryesuesit të tabelës në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Kryetrajnerit të KEK-ut, Bylbyl Sokolit, nuk i bën fare përshtypje me katër pikë që janë afër kryesuesit, Trepçës, por mendon se nuk kanë gjasa që të luftojnë për titull të kampionit. Disa njohës të futbollit e fusin në lojë për titull edhe KEK-un, duke e marrë parasysh renditjen në vendin e tretë me 34 pikë dhe katër më pak se Trepça.

KEK-u kur merret parasysh me potencialin me futbollist të rinj që ka është befasia më e këndshme. Befasi është se nuk është aq lehtë që të lë pas vetes një Liri, një Hys që kanë investuar mjetet të shumta dhe kanë sjellë përforcimet të mëdha.

Sokoli nuk pajtohet më konstatimet e disa njohësve që thonë se KEK-u është kandidat për titull të kampionit.

“Jo, jo, KEK-u nuk është kandidatë në luftë për titull të kampionit. Ata që mendojnë se skuadra jonë është kandidate për titull e kanë gabim. Sikur të ishte KEK-u kandidat për titull nuk do të kishte guxuar në fushë të veten që të humbë ndeshjen nga Liria e Prizrenit. Si mund të jetë KEK-u kandidat për titull, skuadër e cila në shtëpi ka humbur 15 pikë! Duhet të jemi modest, të sinqertë se vendi i tretë që kemi arritur është më shumë se maksimumin që kanë dhënë djelmoshat e mi”, tha Sokoli.

Është e çuditshme kur thotë Sokoli se KEK-u është ende në zonën e rrezikut për largim nga liga. KEK-u ka 12 pikë më shumë nga vendi i dhjetë (Kosova) që shpie në garat e play-autit për mbetje në ligë.

“Jo vetëm KEK-u, por edhe skuadra të tjera janë të rrezikuara për largim nga liga që nga vendi i tretë e teposhtë. Nuk ka të sigurt asgjë sepse epërsia e pikëve që kemi mund të jetë e rrejshme sepse me tri pikë shumë shpejtë mund të afrohet edhe skuadra që është në fund të tabelës”, theksoi ai.

Sokoli është njëri nga trajnerët më të palodhshëm dhe çdo klub që kë udhëhequr deri më tash ka sjellë risi dhe rezultatet të jashtëzakonshme. Sokoli me një klub që arrin moshën mesatare 18 vjeç bën mrekullinë me rezultate.

“Mosha mesatare është 18 vjeçe, duke përfshirë të gjithë futbollistët që stërviten, pra gjithsej 28”, nënvizoi Sokoli.

Në ndeshjen e radhës përkatësisht të javës së 23-të, KEK-u në shtëpi nuk ka edhe punë të lehtë ndaj Drenicës nga Skenderaj që kohët e fundit po befason me rezultate të mira.

“Natyrisht se për këtë ndeshje do të kemi telashe sepse mungojnë tre futbollistë të përbërjes së parë. Mungon mbrojtësi Kodraliu për shkak të tre kartonëve të verdhë, po ashtu për të njëjtat arsye mungon edhe mesfushori Zogiani, ndërsa portieri Blakqori ka karton të kuq. Prandaj këto mungesa janë të mëdha për KEK-un që ka një skuadër kryesisht të re, megjithatë, do të japim maksimumin dhe shpresojnë në rezultat të favorshëm”, tha Sokoli.

KEK-un në 11 javët e ardhshme e presim mjaft beteja të vështira, por të gjithë janë të bindur se do të arrijnë me punë dhe lojëra të mira të jenë sa më lartë në renditjen e tabelës në fund të kampionatit. /botasot